Bëri parashikime të frikshme, po familja a i besonte? Flet mbesa e Baba Vangës

1 Gusht 2022, 18:30 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

 

 Bëri parashikime të frikshme, po familja a i besonte? Flet mbesa

Baba Vanga është profetja bullgare, e cila njihet ndryshe dhe si “Nostradamusi i Ballkanit”.

Ndonëse vdiq në moshën 85 vjeçare në vitin 1996, ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë po vërtetojnë parashikimet  që ajo ka bërë.

Ajo nisi të njihej si një parashikuese që në adoleshencë dhe është llogaritur se ka patur një saktësi prej 85%-sh.

Në Rusi asaj i referohen si një shenjtore me fuqi të mbinatyrshme.

Por pasardhësit e saj thonë se ata kanë trashëguar aftësinë e saj të supozuar të parashikimit të së ardhmes, edhe pse ata thonë se janë skeptik në lidhje me këto aftësi.

Muzikantja Danijela Vranic, e cila është “mbesa” e Baba Vanga-s shprehet:

“Babai im ishte ai i cili refuzonte çdo gjë që e thoshte gjyshja dhe nuk besonte në asnjë nga ato, edhe pse ajo vetëm hamendësonte. Ne sigurisht nuk flasim për të si një profete”.

Babai i Danijela-s ishte nipi i Baba Vangas, ndërsa ajo shton:

“Patjetër që kam një intuitë të fortë, është aq e fortë sa që edhe miqtë e mi habiten se sa e theksuar është. Do të thotë aq shumë për punën time pasi që gjithmonë e dini se nëse diçka do të shkojë mirë apo jo”.

Pavarësisht “intuitës” së saj të fortë, Danijela thotë se ajo asnjëherë nuk dëshironte që të fliste aq seriozisht për të.

Ndërkohë Lyubka, motra e Babas kishte tri fëmijë, Krasimira, Anna dhe Dimita, ndërsa vet Vanga kishte një vajzë të adoptuar e cila quhet Veneta.

Veneta thekson se Baba Vanga ishte një nënë e rreptë, por shumë e kujdesshme dhe e dashur.

 

 

Po ndodh...