Déjà Vu, një teori e re mbi fenomenin psikologjik ende misterioz

24 Tetor 2022, 10:15 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Déjà Vu, një teori e re mbi fenomenin psikologjik ende

Déjà Vu është një nga fenomenet më misterioze dhe magjepsëse që kemi parë ndonjëherë.

Në përpjekje për ta shpjeguar atë, ekspertët kanë propozuar teori të ndryshme, nga ajo e një“qarkut të shkurtër” cerebral, hipoteza e një kujtese të rreme, dhe deri tek një lloj gabimi nërikujtimin apo kodifikimin e disa përvojave. Tani një studim nga Universiteti i Shën Endrju në Skoci propozon një shpjegim të ri:Déjà Vu nuk është një kujtim i rremë apo i humbur, por një provë se truri po verifikon kujtimet e fituara.

I krijuar nga e para

Pengesa kryesore për studimet mbi këtë temë, ka të bëjë me vështirësinë e nxitjes së kësaj ndjenje “urdhëruese”. Kështu, neuropsikologu Akira O’Konor dhe kolegët e tij u përpoqën të nxisnin tek disa pjesëtarë në një eksperimenti një ndjenjë zëvendësues të Déjà Vu.

Një përvojë që ndjek të njëjtën logjikë, dhe që bazohet në një metodë që përdoret shpesh për të nxitur kujtime të rreme. 21 vullnetarët e përfshirë në të, dëgjuan një listë fjalësh të lidhuramidis tyre (si për shembull jastëk, shtrat, natë), por jo fjalën që e shoqëronte direkt, në rastin konkret gjumë. Zakonisht, kur u pyetën pas disa minutash, njerëzit thanë se ishin të bindur se e kishin dëgjuar edhe fjalën që mungonte.

E megjithatë nuk është diçka e re…

Për të nxitur ndjesinë e Déjà Vu, studiuesit i pyetën vullnetarët nëse kishin dëgjuar një fjalë që fillonte me gërmën “gj”. Subjektet u përgjigjën jo, ndaj në pyetjen tjetër, ata duhej të përjashtonin që kishin dëgjuar edhe fjalën gjumë. Por në të njëjtën kohë, ajo fjalë dukej disi e njohur, me të njëjtin dualizëm që shoqëron fenomenin e studiuar.

Skanimi

Nëse Déjà Vu-ja e induktuar kishte të bënte me kujtesën, pritej që të vërehej në skanerinfMRI, pra në aktivizimin e hipokampusit ose zonave të tjera të trurit të përfshira në menaxhimin e kujtesës. Por në vend të kësaj, u vu re aktivizimi i zonave ballore të trurit,
të përfshira në proceset e vendimmarrjes.

Diçka nuk është në rregull

O’Konor thotë se ndoshta rajonet ballore të trurit po kontrollonin kujtimet e fituara, dhe po dërgonin një lloj “sinjali mbi një gabim”: Në fakt ka pasur një situatë konfliktuale midis përvojës së jetuar (nuk e dëgjova) dhe kujtimit të përvojës të jetuar (në fakt më dukej si një nga fjalët në listë!).

U ndodh më shpesh të rinjve

Nëse do të vërtetohet kjo hipotezë, Déjà vu mund të jetë një dëshmi e funksionimit të mirë të sistemit të verifikimit të kujtimeve tona. Kjo do të shpjegonte edhe arsyen pse ky fenomen është më i rrallë me kalimin e moshës (dhe me përkeqësimin e kujtesës). Është edhe më e vështirë shpjegimi se përse disa njerëz nuk e përjetojnë asnjëherë këtë ndjesi./ Focus – Bota.al

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128