Futuni në telefon dhe kërkojeni: ‘Misteri’ prapa zhdukjes së 10 ditëve nga kalendari në tetorin e vitit 1582
Nëse keni një minutë kohë, futuni në kalendarin e telefonit tuaj (të paktën në Iphone) dhe rrëshqitni në tetor të vitit 1582, për të kuptuar se 11 ditë mungojnë – nga 4 tetori njehsimi kapërcen dhjetë ditë dhe fillon nga data 15 tetor.
Ditët ndaluan së qenuri të tilla përgjatë këtyre datave? Epo, ashtu diçka.
Dhjetë ditët që u zhdukën” i referohet kalimit nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian. Në vitin 1582, Kisha Katolike prezantoi kalendarin Gregorian, i cili ishte krijuar për të korrigjuar pasaktësitë në kalendarin Julian që ishin grumbulluar gjatë shekujve.
Tranzicioni përfshinte kapërcimin e dhjetë ditëve në tetor të 1582, në mënyrë që data të përputhej më nga afër me vitin diellor. Kjo rezultoi që shumë vende të miratonin kalendarin Gregorian, por jo të gjitha menjëherë.
Kjo nënkupto se dhjetë ditët në mes ishin “humbur” ose “zhdukur”. Ky ishte një vendim kontravers, pasi u kërkonte njerëzve të rregullonin praktikat e tyre fetare, ligjore dhe tregtare, gjë që shkaktoi konfuzion dhe rezistencë në disa pjesë të botës.
Disa vende, si Britania e Madhe dhe kolonitë e saj, bënë ndryshimin në vitin 1752, ndërsa të tjera, si Rusia, nuk u ndërruan deri në shekullin e 20-të. Datat e ndryshme të adoptimit shkaktuan konfuzion dhe pabarazi, të cilat kërkonin kohë për t’u zgjidhur.
Pra, ja ku e keni arsyen pse 10 ditë nga kalendari i tetorit të vitit 1582 nuk figurojnë fare në renditjen normale dhe numerike të ditëve.
-
-
Plagoset rëndë shqiptari, u qëllua me armë nga prokurori portugez
16 Nëntor, 17:20
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128