Një iPhone i gjeneratës së parë po del në ankand për më shumë se 50 mijë dollarë

2 Shkurt 2023, 19:09 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

 

Një iPhone i gjeneratës së parë po del në ankand

Një iPhone i pahapur i gjeneratës së parë do të ofrohet sot në një ankand në SHBA dhe pritet të shitet për më shumë se 50 mijë dollarë, raportoi sot Guardian.

Telefoni është prodhuar në vitin 2007, ka një kamerë me dy megapiksel dhe tetë gigabajt hapësirë ​​ruajtëse.

Artistja e tatuazheve Karen Green e mori telefonin si dhuratë nga punëdhënësi i saj i ri në vitin 2007, por duke qenë se ajo tashmë kishte një celular të ri e la në raft të pahapur, sipas Guardian.

Pasi dëgjoi në tetor se një tjetër iPhone i gjeneratës së parë të pahapur nga viti 2007 ishte shitur në ankand për gati 40 mijëdollarë, ajo kontaktoi LCG Auctions, e cila merrej me shitjen në atë kohë.

“Kemi marrë telefonata nga shumë njerëz, por rreth 99 për qind e tyre nuk kanë pasur gjënë e duhur. Megjithatë, Karen me të vërtetë zotëron një ekzemplar unik”, tha themeluesi i LCG Auction, Mark Montero.

Green tha se vendosi të shesë iPhone në këtë kohë për të mbledhur para për të hapur një studio të re tatuazhesh në New Jersey.

LCG Auctions vlerësoi iPhone-in e Green në “më shumë se 50 mijë dollarë”. Ankandi hapet sot dhe përfundon më 19 shkurt.

ide