Përse Mbretëresha Elizabeth II nuk dëshironte që t’i fotografoheshin duart e saj?

17 Nëntor 2022, 16:21 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Përse Mbretëresha Elizabeth II nuk dëshironte që t’i

Mbretëresha Elizabeth II i tha një herë një fotografi të famshëm se “nuk i pëlqenin duart e saj”.

Fotografi britanik Rankin, i cili fotografoi Mbretëreshën përpara Jubileut të saj të Artë në 2002, tha se Madhëria e Saj nuk donte të mbante një shpatë pasi kjo do të thoshte se duart e saj mund të shiheshin.

Duke folur në podcastin ‘Tea With Twiggy’ , Rankin tha: “Unë me të vërtetë dua të të fotografoj duke mbajtur shpatën’ dhe ajo tha, ‘Nuk më pëlqejnë duart e mia’. Mendova: ‘kjo është mënyra më e mirë për mbajtjen e shpatës’.”

“Ndoshta nuk duhet të them që nuk i pëlqenin duart e saj, por ajo që më pëlqeu tek ajo është se ajo është kaq e zgjuar dhe kishte gjithmonë një përgjigje”- u shpreh ai.

Fotografia e famshme e Mbretëreshës nga Rankin u pëlqye nga mbretëria, me shumë anëtarë të stafit në Pallatin Buckingham që thanë se ishte e preferuara e tyre. “Jam lumturuar pafund kur më thanë se fotografia e shkrepur nga unë është një nga të preferuarat e tyre – që mendoj se do të thotë e preferuara e Pallatit – sepse ajo me të vërtetë qesh në foton time,” tha Rankin.

Ai shtoi se Mbretëresha ishte ‘mahnitëse’ në përgjithësi, edhe pse ai kaloi vetëm ‘pesë minuta’ me të. “Ajo ishte kaq pozitive që nga momenti kur hyri brenda”, shtoi ai.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128