Shkencëtarët zbulojnë gjurmët 1,5 milion vjeçare që vërtetojnë teorinë ekzistuese në botë!

29 Nëntor 2024, 20:03 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Shkencëtarët zbulojnë gjurmët 1,5 milion vjeçare

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm pas gjetjes së fosileve që datojnë rreth 1.5 milionë vjet më parë, që ofrojnë një pasqyrë të re mbi sjelljen e paraardhësve tanë njerëzorë. Ky zbulim u bë në bregun e një liqeni të lashtë në Kenia, ku u gjetën dy grupe gjurmësh homininesh që janë të rëndësishme sepse besohet se janë krijuar në të njëjtën periudhë kohore. Ky është zbulimi i parë i këtij lloji, që tregon se dy homininë mund të kenë ecur afër njëri-tjetrit ose madje mund të kenë pasur mundësinë të ndërvepronin.

Kevin Hatala, profesor i asociuar në biologji në Universitetin Chatham në Pensilvani, theksoi se gjurmët fosile janë shumë të rëndësishme, pasi ato ofrojnë një pamje të drejtpërdrejtë të lëvizjeve dhe sjelljeve të paraardhësve tanë. Ai shtoi se këto gjurmë na lejojnë të kuptojmë si lëviznin homininët në mjediset e tyre dhe si mund të kishin ndërveprime me njëri-tjetrin dhe me kafshët.

 

Po ndodh...

ide