Varri i humbur i themeluesit të Perandorisë Mongole Genghis Khan

20 Qershor 2023, 13:46 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Varri i humbur i themeluesit të Perandorisë Mongole Genghis Khan

Vendi ku është  varrosur Genghis Khan ka qenë prej kohësh temë e debatit. Një histori popullore (por ndoshta e pavërtetë) thotë se themeluesi i Perandorisë Mongole kërkoi të varrosej në një varr pa shenja. Ushtarët që mbanin trupin e tij vranë çdo njeri qe kishte njohuri mbi rrugën për në vendin e varrit. Njerëzit që ndërtuan varrin u vranë, pastaj dhe ushtarët që i vranë këta njerëz patën të njëjtin fund.

Pavarësisht nga saktësia historike, vendndodhja e varrit ishte humbur. Gjatë viteve, arkeologët dhe historianët kanë ndërtuar shumë teori se ku është.

Por me kufizime strikte në kryerjen e gërmimeve arkeologjike në tokën e shenjtë në Mongoli, mundësia për të gjetur dëshmi të forta nga çdo vendndodhje potenciale është e vakët. Ajo që dihet është se Genghisi vdiq në fund të verës së vitit 1227 në rajonin malor Liupan të Kinës. Trupi i tij u transportua përsëri në Mongoli për varrim.

Udhëheqësi i madh që themeloi Perandorinë Mongole njihet si një pushtues i madh i cili madje e shtriu territorin e tij nga Kina në Hungari.

Ai ka frymëzuar shumë njerëz dhe ka fituar shumë besnikë për shkak të parimeve dhe trimërisë së tij.

Kur vdiq në vitin 1227, pasuesit e tij besnikë e varrosën fshehurazi në një vend pa shënuar, të gjithë dëshmitarët u vranë. Kuajt u përdorën gjithashtu për të shkatërruar dëshmitë për varrosjen e Khanit të Madh. Pasuesit e tij madje zhvendosën një pjese të lumit për të fshehur vendin.

Disa ekspertë thonë se trupi i tij është në provincën Khentii Aimag të Mongolisë. Megjithatë, arkeologet gjeten tempullin e Genghis Khan në vitin 2004.

Pas dekadave të kërkimeve për mbetjet e të trupit të tij brenda tempullit, asnjëherë nuk u gjeten elemente qe mund te conin ne gjetjen e trupit te tij.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128