Monika Lubonja kallëzon penalisht Adi Hilën: I jam drejtuar drejtësisë, nuk jap llogari për dashurinë

Monika Lubonja ka reaguar publikisht pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila, duke bërë të ditur se i është drejtuar drejtësisë për shkeljen e privatësisë së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktorja ka njoftuar se ka depozituar një denoncim në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku ngre pretendime për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.
Lubonja shprehet se nuk ka qenë në dijeni për regjistrimin e materialeve intime dhe se nuk ka dhënë pëlqimin që ato të filmoheshin apo të shpërndaheshin.
Aktorja thekson shprehet se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës.
"Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.
Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.
I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë", shkruan Lubonja në reagimin e saj.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
