Ndahet nga jeta Maricarmen, 87-vjeçarja që nxiti protestat masive në Spanjë

7 October 2026, 22:35 / BOTA ALFA PRESS
Ndahet nga jeta Maricarmen, 87-vjeçarja që nxiti protestat masive

Maricarmen Abascal, rezistenca e së cilës ndaj dëbimit nga apartamenti i saj në Madrid shkaktoi një protestë mbarëkombëtare në rritje, ka vdekur. Gjendja e saj e vështirë nxori qindra mijëra njerëz në rrugë dhe në fund çoi në zgjedhje të përgjithshme pas demonstratave masive në të gjithë vendin.

Gruaja 87-vjeçare i kishte rezistuar katër përpjekjeve për dëbim gjatë dekadës së fundit. Në një mesazh të fundit nga shtrati i spitalit, ajo u bëri thirrje protestuesve: “Luftoni!”

Gruaja e moshuar, e cila jetonte në lagjen Retiro të Madridit, ishte shtruar në këtë spital pasi nuk arriti të ndalonte një përpjekje të katërt për ta dëbuar , por ajo kishte arritur ta detyronte fondin e pronave që e dëboi nga shtëpia e saj të tërhiqej dhe ta lejonte të kthehej, pas një marrëveshjeje me autoritetet.

 

 

Po ndodh...