Nëna e djalit autik i përgjigjet Ramës: Mos e përdor fëmijën tim, nuk isha në protestë, po e çoja në terapi

Gazetari Osman Stafa ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për rastin e 19-vjeçarit me çrregullim të spektrit të autizmit, i cili u prek nga gazi me piper gjatë protestës së 23 korrikut para Kuvendit, së bashku me nënën e tij.
Rama deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë se ndihma për fëmijët me aftësi të kufizuara ishte dyfishuar, duke iu referuar edhe rastit të të riut që u shfaq në një video të bërë virale.
Por gazetari Stafa, pas një vizite në Shtëpinë Sociale në Shkozë ku familja po qëndron prej mbrëmjes së kaluar, kundërshtoi këtë deklaratë, duke thënë se 19-vjeçari nuk përfiton nga skema e përmendur nga kryeministri, pasi sipas tij ligji parashikon përfitime për grupmoshën 0-18 vjeç.
Gjatë bisedës me nënën e të riut, ajo tregoi se ndodhej rastësisht pranë Parlamentit ditën e protestës, pasi po shoqëronte djalin për terapi dhe rruga ishte bllokuar. Ajo tha se u prek nga piperi i përdorur nga policia dhe kërkoi që kryeministri të përballet me të për situatën e krijuar.
Intervista:
Nëna: Unë nuk isha në protestë fare, po vija nga Kamza, po çoja çunin në terapi, por ishte bllokuar rruga. Duke ardhur të Parlamenti më hodhën piper te syri. Të vijë Rama të përballet me mua. A u hidhet djalit piper syve? Ke hyrë në gjynah me djalin tim.
Stafa: Jemi te shtëpia sociale në Shkozë ku nëna jeton me djalin e saj.
Nëna: Më ka sjellë Njësia Bashkiake nr 1, mbrëmë. Më mirë isha te shtëpia, s’kisha ujë, sot erdhi.
Stafa: Nga shiu në breshër, këto janë shtëpitë sociale në 2026. E di ti se kryeministri ka thënë se është dyfishuar ndihma sociale? Ndihma është dyfishuar për ata që janë 0-18 vjeç, djali është 19 vjeç dhe nuk e përfiton dhe kryeministri ka gënjyër.
Nëna: Mos përdor çunin me fjalët që përdor. Në protestën para Kryeministrisë kam dalë për hallet e mia.
Stafa: Janë mbledhur 120 mijë euro për ty dhe djalin tënd.
Nëna: Ju falënderoj nga zemra!
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
(Pa)Besa e Edi Ramës!
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128