Nga paracetamoli deri tek alkooli dhe drogat, varësit më të mëdha të njerëzimit modern

15 Shkurt 2022, 12:43 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nga paracetamoli deri tek alkooli dhe drogat, varësit më të

Nga: Dr. Ejona Zilja

Varësi prej vesit është një term i përmendur gjerësisht që të jep përshtypjen të një procesi mjaft të ndërlikuar dhe të gjatë që njeriu duhet të kalojë për të përfunduar në këtë fazë. Por e kundërta është e vërtetë. Varësia është një ves i cili nuk të bërtet që të pushtoi dhe tashmë ka arritur që të të dominojë jetën, trupin dhe mendjen. Rrjedhimisht duke u shtrirë në çdo aspekt të jetës dhe duke “helmuar” çdo gjë që personin e rrethon.
Nuk do ta besonit por ilaçet, Coca cola- pije energjike, kafja, sheqeri dhe për më tepër alkooli, droga të përdorura sistematikisht dëmtojnë jetën dhe rendimentin e personit në çdo aspekt.

Paracetamol/ takipirin
Antipiretikët ose ndarjet dhe nën llojet e paracetamolëve nisen nga adoleshentët që në gjimnaze në doza të vogla dhe me kalimin e kohës këto doza nuk bëjnë më efekt duke e pasur të nevojshme shtimin e dozës apo kalimin tek një alternativë tjetër më të fortë.
Abuzimi me medikamente në dukje të parrezikshëm, në rast të një nevoje të mëvonshme duhet patjetër dozë e lartë për të bërë efekt dhe këtë e pohojnë edhe shembuj të personave të alkoolizuar gjatë terapive: Abuzova me to për vite me radhë para se të filloja të pija. Dhe kur m’u desh të trajtohesha për alkoolizëm në spital, u denda në antidepresantë.”
Shpesh këta pacient përfundojnë në një rreth vicioz varësie si pasojë e dhënies së recetave nga mjekët. Disa doktorë familjeje llogarisin që të paktën 20 për qind e pacientëve të tyre të rritur janë të varur nga këto forma mjekimi.
Të varurit i përdorin ato për t’u përballur me problemet psikologjike, personale dhe sociale, shqetësime që shpesh lidhen me presionet dhe ankthet e krijuara nga tranzicioni në një shoqëri moderne konsumatore.
Ndërsa nivelet e stresit rriten në shoqëritë e Ballkanit dhe përqasja ndaj mjekimeve mbetet e lehtë, numri i të varurve prej tyre rritet. Por shkalla e problemit mbetet e fshehur, pjesërisht për shkak të stigmës që rrethon kërkesën për ndihmë psikologjike. Pranimi i problemeve psikologjike ende është tabu në rajon.
Ndërkohë, shërbimet e varfra qeveritare të shëndetit mendor, ndërthurur me praktikuesit e stërmunduar dhe të lodhur, duket se i ka shtyrë shumë doktorë të japin gjithnjë e më shumë ilaçe.
Por marrja me recetë e antipiretikëve është hapi i fundit sepse këto barna pacienti i ka marr pa kriter gjatë gjithë kohës. Duke mbërritur tek bluzat e bardha pothuaj në stade të pakthyeshëm.
Sipas legjislacionit shqiptar, qetësuesit paracetamo, ibuprufen, takipirin mund të merren lehtësisht në farmaci. Duke e krahasuar me ShBA që u ndodh në një situatë të tillë shumë kohë më parë, vendosi që kjo gamë medikamentesh të merrej vetëm me recetë mjeku ndërsa qytetarët mund të kishin akses vetëm ndaj qetësuesve bimor që shiten fare thjesht edhe në supermarkete.

Coca cola

Kimikatet dhe sheqernat e përfshira në pijet e gazuara e rrënojnë shëndetin tuaj. Ato ju bëjnë të varur nga kjo pije dhe të shpëtosh pastaj nga kjo varësi nuk është shumë e lehtë. Mos pini Cola nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm. Çfarë të keqe ka Cola?
Coca-Cola është e dëmshme për shkak të aditivëve që përdoren për të prodhuar përzierjen. Kjo është kryesisht për shkak të kafeinës. E cila gjendet me tepri në Coca-Cola. Dhe kafeina dihet se rrit presionin e gjakut, gjë që është shumë e keqe për pacientët me hipertension. Për më tepër, substanca ushtron stres shtesë në muskujt e zemrës. Coca-Cola nuk duhet të konsumohet nga njerëz me koagulim të reduktuar të gjakut, pasi kjo pije e ëmbël dëmton proceset natyrore të ndalimit të gjakderdhjes. Trajtimi rrit rrezikun e goditjeve dhe sulmeve në zemër me 60 %. Konsumi i rregullt i Cola-s mund të ketë një ndikim negativ në sistemin tuaj riprodhues. Kimikatet që shumica e pijeve shkumëzuese përmbajnë çojnë në defekte në organet tuaja që janë përgjegjëse për riprodhim. Konsumuesit e rregullt të Cola-së duhet ta mbajnë mirë këtë në mendje. Karbohidratet janë një tjetër emër për sheqernat. Shumica e ushqimeve përmbajnë një shumë të madhe të karbohidrateve. Të konsumosh Cola është edhe më keq. Kjo pije merr vetëm 20 minuta kohë për ta rritur sheqerin tuaj në gjak. Është jashtëzakonisht e vështirë për të trajtuar diabetin, prandaj ne ju sugjerojmë që të ndaloni së konsumuari pijet që kanë këto përmbajtje, duke përfshirë Cola-n.

Sheqeri
Varësia nga sheqeri llogaritet e barabartë me varësinë ndaj kokainës. Mund të tingëllojë e çuditshme, por kjo varësi, në të vërtetë, është një çrregullim biologjik, i orientuar nga hormone dhe neurotransmetues të cilat çojnë në konsum të pakontrolluar të sheqerit. Sa herë që keni varësi nga sheqeri (ju hahen çokollata, ëmbëlsira, biskota etj), provoni të hani një frutë stinor. Duhen plot 21 ditë të fitohet 1 zakon i ri ushqimor. Kur ju hahet sheqer, jo detyrimisht trupi juaj ka nevojë për sheqer, por mund të ketë nevojë edhe për magnez. Më shumë fara kungulli, banane, kos dhe fasule të kuqe.

Alkooli përgjegjës për formimin e tumoreve në organizëm

Çdo qenie njerëzore është e varur, lind e varur, jemi të varur nga prindërit tanë, jemi të varur nga ambienti ku ne jetojmë, jemi të varur nga politika, nga ekonomia dhe nga gjëra më rutinë, nga gjërat më të vogla, të cilat ne i kryejmë në përditshmërinë tonë. Koncepti i varësisë është i lidhur shumë ngushtë me konceptin e kënaqësisë. Kënaqësia është një ndjenjë, është një eksperiencë të cilën individi e përjeton në një moment të caktuar të jetës së tij. Kjo kënaqësi sjell aspekte fizike pozitive dhe aspekte psikologjike pozitive, domethënë ndikon pozitivisht. Të njëjtën gjë kur kjo kënaqësi bëhet edhe më e kërkueshme në përditshmërinë e individit, atëherë kjo shndërrohet në varësi patologjike Këtë varësi e krijon alkooli dhe droga.
Varësia patologjike është një luhatje e sjelljes, pra nga një sjellje normale ditore bëhet një sjellje patologjike. Ky është ndryshimi midis asaj çfarë quhet varësi dhe varësi patologjike.
Sipas statistikave: 76.3 milion njerëz në botë që abuzojnë me alkool pësojnë çrregullime nga marrja e tij.
15.3 e milion e personave qe abuzojnë me substanca psikoaktive krijojnë çrregullime nga marrja e tyre.
Nga 136 vende ku droga merret me injeksion 93 prej tyre raportojnë infeksionin HIV.
Psikiatria Ejona Shaska sqaron në detaje format që manifeston një person i varur nga alkooli dhe droga pasojat dhe format e trajtimit.
Abuzimi me substanca, dhe varësia nga ato janë probleme të rënda të shoqërisë . Përcaktohet si një model i dëmshëm i përdorimit të substancave me qëllim “vetëmjekimin” e humorit të ndryshuar. Në përgjithësi abuzohet me substancat psikoaktive dhe alkool. Në ditët e sotme po rritet shume edhe abuzimi me duhan.
Në substancat psikoaktive përfshihen:
• Amfetaminat, cannabis, kokaina, heroina, halucinogenet, fenciklidina
• Sedativet, hipnotiket, barnat anksiolitike
Intoksikimi, abuzimi, varësia dhe zvjerdhja (abstinenca) janë katër gjendjet qe shfaqen nga abuzimi me alkool dhe substanca psikoaktive.
Faktorët që ndikojnë në abuzimin me substanca (alkool ose drogë)
Nga studimet që janë bërë është parë se ekzistojnë disa faktorë që shpjegojnë pse disa individë zhvillojnë çrregullime që lidhen me substanca, e të tjerë jo.
Baza gjenetike
Abuzimi me substanca dhe alkool transmetohen gjenetikisht. Kjo do të thotë se fëmija i një alkoolisti (i cili është adoptuar që në momentin e lindjes nga një familje joalkoolike),ka një rrezik më të madh të bëhet alkoolist sesa fëmija i personave joalkoolist (i adoptuar nga familje joalkolike). Incidenca e alkoolizimit është 4 here më e larte te pasardhësit meshkuj të alkoolisteve, se sa ne pasardhësit meshkuj të joalkolisteve, pavarësisht nëse këta fëmije rriten nga prindërit e tyre biologjik ose jo.

Ambienti fëmijëror
Individët alkoolist kane prindër,motra ose vëllezër alkoolist.
Procesi me te cilin zakoni i pirjes kalon brez pas brezi nga një gjenerate në tjetrën bazohet ne mekanizmin e identifikimit (adaptimi në personalitetin e fëmijëve të karakteristikave të kujdestarëve të rëndësishëm) si abuzimi me substanca. Gjithashtu shumica e abuzuesve vijnë nga familje ku njeri ose të dy prindërit kane qenë neglizhues ose abuzivë ndaj fëmijëve.
Kultura
Abuzimi me substanca ndodh më rrallë në ato vende ku përdorimi i tyre ndalohet nga praktikat fetare, ose kulturat e këtyre vendeve. P.sh abuzimi me substanca dhe alkool është shumë i rrallë midis komuniteteve Myslimane dhe Mormone.
Statusi social-ekonomik
Abuzuesit me substanca janë individ nga të gjitha nivelet dhe grupet social-ekonomike(p.sh
të papune, student, endacake, mjekë, etj).

Sëmundjet mendore
Shumica e individëve që abuzojnë me substanca kane çrregullime mendore. Shume individë fillojnë te abuzojnë për “te mjekuar” çrregullimet që kanë ekzistuar më parë si: depresioni, ankthi dhe psikoza.
Mundësia e gjetjes se barnave
Individët që jetojnë dhe punojnë në vende ku mund të gjejnë me lehtësi substancat janë më të
pirur të abuzojnë me to.
Çrregullimet e shkaktuara nga abuzimi me substanca janë të shumta si: çrregullimi psikotik, çrregullimet e humorit, çrregullimet e ankthit, çrregullimet e gjumit, demenca, delirium, çrregullimi amnestik.

Abuzimi me alkool
Përdorimi i alkoolit ka pasoja shëndetësore dhe sociale. Abuzimi kronik i tij jep pasoja traumatike që në moshë të re, dhe përfundon me humbjen e viteve jetë ose paaftësi. Ka lidhje midis përdorimit të alkoolit dhe 60 lloj çrregullimesh dhe dëmtimesh. Alkooli është vlerësuar si shkaktar i rreth 20-30% të rasteve me kancer te ezofagut, kancer te mëlçisë, cirrozës ne mëlçi, homocideve, epilepsisë dhe aksidenteve me mjete motorike në mbarë botën.
Alkooli shkakton rreth 1.8 milion te vdekjeve ne botë (3.2% te vdekjeve ne total) dhe 58.3 milion (4% ne total) paaftësi për vite jete. Konsumimi i alkoolit në mbarë boten ka ardhur duke u rritur në dekadat e fundit dhe kjo vihet re më tepër në vendet në zhvillim sesa në vendet e zhvilluara
Alkoolizimi është më i shprehur midis meshkujve sesa midis femrave, megjithëse incidenca midis femrave është duke u rritur. Është me prevalent midis popullatës së varfër dhe më pak të kulturuar, ndonëse prek të gjitha klasat etnike. Alkoolizmi shton rrezikun e suicidit (vetëvrasjes) të individit nga 10 deri në 20 herë, dhe shoqërohet dukshëm me krimin, dhunë dhe aksidentet. Pra përdorimi i tepruar i tij shkakton paaftësi fizike, psikiatrike dhe shoqërore. Duhet të theksojmë se ky dëmtim mund të ndodh pavarësisht nëse individi është i varur ose jo (konsumimi shume i madh i alkoolit çon në varësi). Alkoolizmi si një problem me propocine të mëdha është i padiagnostikuar. Personat alkoolist kanë tendencë të mohojnë se kane probleme, dhe zakonisht refuzojnë të trajtohen deri kur të afërmit i detyrojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Trajtimi
Çdo individ me intoksikacion të rëndë që kërcënon funksionin respirator (rrugët e frymëmarrjes) ose është me simptoma të rënda te zverdhjes (varësisë) si: delirium tremens, konvulsione, duhet hospitalizuar menjëherë.
Terapia mbështetëse është një komponent i rëndësishëm për trajtimin e sindromës se varësisë nga alkooli dhe delirium tremens. Ajo përfshin krijimin e një mjedisi të qetë, të rehatshëm, relaksues në mënyrë që të minimizojë keqinterpretimet e këtyre individëve, siguri, kujdesin për deficitet e lëngjeve dhe elektroliteve, dhe trajtimin e çdo Iloj sëmundjeje tjetër bashkekzistuese.
Trajtimi afatgjatë. Opinione të ndryshme ekzistojnë mbi alkoolizmin. Disa klinicist e konsiderojnë sëmundje, të tjerë një ves ose dobësi. Trajtimi i alkoolisteve është një proces i gjatë dhe i vështire për të sëmurët, familjaret dhe mjeket.

Anonimet alkoolist
Është trajtimi më efektiv që njihet për individët alkoolist. Ai siguron një mbështetje grupi te vazhdueshme nga individë që kohë më parë kane pasur problem nga alkooli. Bëhen takime në çdo qytet, në çdo orë të ditës dhe të natës, dhe në ketë mënyrë individi alkoolist ka përkrahjen e nevojshme në çdo moment që do dëshironte.
Psikoterapia.
Mund të përdoret psikoterapia individuale e kombinuar me alkoolistët anonime, e cila mund të jetë mjaft e dobishme.
Modifikimi i sjelljes
. Disa teknika si: hipnoza, desensibilizimii, stërvitja e relaksimit dhe terapia e mospëlqimit (përdorimi i alkoolit me stimuj të dëmshëm si nauze etj) kanë treguar efikasitet në trajtimin e alkoolizmit.

Shërbimet plotësuese
Shtëpitë e posaçme, programet e rehabilitimit vokacional dhe institucionet e tjera sociale që mbështesin personat alkoolist dhe i ndihmojnë ata të rifitojnë aftësitë e humbura, janë shumë të dobishme.
Kujdes! Abuzimi me substanca çon në probleme të rënda të shëndetit mendor dhe jo vetëm! Edhe në shëndetin fizik! Drejtohuni tek profesionistët e shëndetit mendor nëse keni problem të abuzimit me alkool dhe substanca të tjera psikoaktive!/Alfapress.al

Po ndodh...