Oqeanet më të ngrohta se kurrë më parë, arrijnë në 21,1 gradë!

25 August 2026, 15:13 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Studiuesit e klimës u habitën veçanërisht nga koha e këtij rekordi. Zakonisht temperaturat e deteve dhe oqeaneve në mbarë botën janë më të larta në muajt mars dhe prill, pra pas verës në hemisferën jugore.

Rekordi i mëparshëm prej 21,09 gradësh ishte regjistruar në mars të vitit 2024.

Vlera e re rekord vjen pas një sërë rekordesh mujore dhe vlerash pothuajse rekord, që janë matur gjatë këtij viti.

Oqeanet më të ngrohta se kurrë më parë, arrijnë

Sipas Stefan Rahmstorf nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike, rekordi i ri është kryesisht pasojë e ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e gazeve serrë, veçanërisht nga djegia e naftës, gazit natyror dhe e qymyrit.

Temperaturat po rriten edhe më tej për shkak të fenomenit klimatik El Niño në Oqeanin Paqësor, i cili shfaqet çdo disa vjet dhe shkakton temperatura veçanërisht të larta në atë rajonet tropikale, shpjegoi Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Copernicus.

Rekordi i ri i temperaturave është një tjetër shenjë se oqeanet po janë gjithnjë e më shumë nën presion. Me rritjen e temperaturave në det dhe oqeane, shtohen edhe rreziqet për banorët e zonave bregdetare dhe ekosistemet.

Oqeanet më të ngrohta se kurrë më parë, arrijnë

Sipas Rahmstorf një nga pasojat është shkatërrimi i koraleve në mbarë botën, i cili konsiderohet një pikë kritike klimatike. Për këtë rrezik, shkenca ka paralajmëruar prej vitesh.

Sipas Copernicus temperaturat më të larta të detit rrisin gjithashtu rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit. Një oqean më i ngrohtë çliron më shumë nxehtësi dhe lagështi në atmosferë, gjë që mund të shkaktojë reshje më të dendura dhe stuhi më të fuqishme. Po ashtu ai mund ta thithë CO₂-në nga atmosfera në mënyrë më pak efikase, duke dobësuar kështu një nga mekanizmat më të rëndësishëm natyrorë mbrojtës kundër ndryshimeve klimatike.

Po ndodh...