Përfundon numërimi në Vorë, del emri i parë i Komisionit të Rithemelimit për 6 marsin

30 Janar 2022, 17:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Përfundon numërimi në Vorë, del emri i parë i

Lulzim Vrana do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për Bashkinë e Vorës në zgjehdjet e pjesshme të 6 marsit. Pas përfundimit të procesit të numërimit, Vrana rezultoi fitues me 277 vota.

Ai faleneroi kandidatët e tjerë për korrektësinë  që treguan gjatë procesit, ndërsa tha se shpreson që qytetarët t’i japin besimin.

“Në këtë garë i falenderoj edhe kandidatët e tjerë për korrektësinë që patën gjatë gjithë këtij procesi. Objektivi im është që të jem me qytetarët dhe të jem qytetar i parë i Vorës do thotë të jem pranë tyre. Unë jam për ta, pranë tyre, mendoj se do arrijmë ta fitojmë këtë bashki. Do kemi kontakt me demokratët dhe do kërkojmë bashkëpunim me ta sepse vetëm me bashkim mund të arrijmë fitoren sepse e kemi pasur këtë bashki për 16 vite. Shpresoj që qytetarët të arrijnë të japin besimin e tyre”, tha Vrana.

Po ndodh...