Përfundon takimi Kurti-Hamza, mblidhet grupi parlamentar i PDK-së

5 October 2026, 19:32 / KOSOVA ALFA PRESS
Përfundon takimi Kurti-Hamza, mblidhet grupi parlamentar i PDK-së

Një takim mes kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar.

Nuk është e qartë nëse palët kanë arritur pajtueshmëri për çështjen e ndryshimeve në ligjin për Specialen dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës u zhvillua pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.

LVV kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor.

PDK-ja ngul këmbë që, fillimisht, të kalojnë ndryshimet në këtë ligj dhe pastaj të zgjidhet presidenti.

Po ndodh...