5 vite SPAK/ Romeo Kara: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash nga SHBA, por shpallje të reja!

20 Dhjetor 2024, 20:01 / POLITIKË ALFA PRESS

5 vite SPAK/ Romeo Kara: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash nga SHBA,

SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi, ndërsa më 19 dhjetor festoi edhe 5 vjetorin.

Lidhur me punën e bërë deri më tani nga SPAK, juristi Romeo Kara, në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, u shpreh se puna duhet që të vijojë. 

‘Puna e bërë nga SPAK në këto 5 vite është një punë e cila duhet të vijojë. Trendi i punës së SPAK ka ardhur duke u rritur, duhet të mos ketë më asnjë person të pandëshkueshëm’, tha ai. 

I pyetur se cila është sfida konkrete e SPAK, ai u shpreh se janë personat që janë nën hetim. 

‘Janë personat duke nisur që nga Berisha që është bërë kryefjala e kundërshtisë ndaj SPAK, kemi Metën po ashtu. Ne duam një drejtësi që të shkrijë atë padrejtësi që mban në kurriz Berisha dhe berishizmi dhe kushdo që ka vjedhur. Berisha një heqje mase arresti e përktheu si fitore ndaj sistemit të drejtësisë.   SPAK duhet që të dal në fushën e lojës dhe të mos intimidohet. Ata do të përballen me njerëz të të gjitha llojeve’, tha ai. 
Teksa u ndal tek non gratat e shpallura së fundmi nga SHBA, ai tha se emra të tjerë do të shpallen non grata. 

‘Do kemi non grata të reja dhe jo heqje non gratash’, tha ai. 

 

Po ndodh...