A do të priten me protestë krerët e BE në Tiranë?!/ Ja çfarë thotë Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë konferencës me mediat këtë të premte ka deklaruar se së shpejti gjatë muajit dhjetor do të ketë një protestë tjetër “të madhe”, sipas tij.
Nuk e specifikoi datën por kujtojmë se në datën 6 dhjetor në Tiranë vijnë krerët e Bashkimit Europian për samitin e Ballkanit Perëndimorë. Berisha tha se kryesia do të caktojë datën fiks të kësaj proteste por la të hapur mundësinë, se ajo mund të zhvillohet pikërisht ditën që në kryeqytetin shqiptarë do të bujtin si kurrë më parë të gjithë kryetarët e shteteve kryesore të Europës.
“Sot është mbledhja e Kryesisë dhe në mbledhjen e Kryesisë unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë, ky është koncepti im për të paraqitur të gjithë këto probleme të tmerrshme që po përballën shqiptarët, në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptare për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot, nga një plaçkitës i votës. Nga një njeri që ka vendosur monizmin politik në Shqipëri dhe që vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme fondet publike. Cila do jetë dita do e përcaktojë kryesia. Por ky është një rast për çdo shqiptar, opozitarë e socialistë, të gjithë për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilët përballen ata”, tha Berisha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



