Administrata Trump vijon me shpalljet non grata, Sekretari Rubio sanksionon ambasadorin e Afrikës së Jugut

15 Mars 2025, 00:43 / BOTA ALFA PRESS

Administrata Trump vijon me shpalljet non grata, Sekretari Rubio sanksionon

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha të premten se ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara “nuk është më i mirëpritur” në vend, në lëvizjen e fundit të administratës Trump që shënjestron shtetin afrikan. Rubio, në një postim në X, shpalli “persona non grata” ambasadorin Ebrahim Rasool.

“Ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara nuk është më i mirëpritur në vendin tonë të madh.

Ebrahim Rasool është një politikan që e urren Amerikën dhe urren @POTUS (Presidentin e SHBA-së).

Nuk kemi çfarë të diskutojmë me të dhe, kështu, ai konsiderohet persona non grata.” – u shpreh Rubio në “X”.

Pra, pavarësisht hamendësimeve mbi ndryshimin e kursit politik, përdorimi i sanksioneve dhe shpalljeve non grata mbetet një normë e pandryshueshme e politikës së jashtme amerikane. Kjo qasje, e vazhduar edhe nga administrata Trump, sfidon pritshmëritë e atyre që shpresonin se rikthimi i tij në pushtet do të sillte eliminimin e këtyre masave.

Administrata Trump vijon me shpalljet non grata, Sekretari Rubio sanksionon

 

Po ndodh...