Aksioni opozitar në parlamenti i grupit Noka-Bardhi kërkon ndihmë nga presidenti Begaj: I bëjmë thirrje...

Deputeti Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat pas takimit të grupit të deputetëve Noka-Bardhi, i ka kërkuar ndihmë dhe i ka bërë thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të dalë garant e në mbrojte të Kushtetutës, për kërkesën e tyre për Komisionet Hetimore.
“Ne jemi drejtuar si grup parlamentar Presidentit. Edhe njëherë në emër të grupit, i bëj thirrje të bëhet garant i Kushtetutës së Republikës”, u shpreh Bardhi.
Ndër të tjera, Bardhi u shpreh se sipas tij, “Rama do ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg, se do ta përdor për fitimin e zgjedhjeve me rregulla që i përcakton vet”.
Bardhi tha se sipas tij, skenari i kryeministrit për të bashkuar votat me opozitën, është i dalë boje.
Fjala e Gazment Bardhit
Ju keni parë që në vend të reflektimit ndaj kërkesës së opozitës, atë të kontrollit parlamentar mazhoranca është përgjigjur me arrogancë. Ne jemi drejtuar si grup parlamentar Presidentit. Edhe njëherë në emër të grupit, i bëj thirrje të bëhet garant i Kushtetutës së Republikës.
Së dyti sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i mazhoranacës që pse duan të mbajnë të bllokuar.
Rama do ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg, se do ta përdor për fitimin e zgjedhjeve me rregulla që i përcakton vet. Edhe në vitin 2020 deputet që nuk përfaqësonin listat reale shkuan në Kuvend dhe bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet.
Ky skenar i orkestruar nga Edi Rama tashmë është i dalë boje. Kush mendon se do sillet njësoj si korporatat e 2020 nuk përfaqëson popullin opozitar. Reforma Zgjedhore është reformë që përcakton rregullat mes palëve. Rama gënjeu kur tha që nuk ka një vendim për të bërë një reformë bipatrizane.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

