Aksioni politik i opozitës zbardhet të mërkurën, ja çfarë pritet të ndodhë në Kryesinë e PD

9 Shtator 2025, 12:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Aksioni politik i opozitës zbardhet të mërkurën, ja

Analisti Agim Baçi, i ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli, ka komentuar mbledhjen e thirrur nga Sali Berisha për të mërkurën me kryesinë e Partisë Demokratike, duke theksuar se nga ky takim do të përcaktohen emrat kyç dhe drejtimi i aksionit opozitar në Kuvend.

“Do të marrim vesh emrin e kreut të grupit, emrin e nënkryetarit të Parlamentit, si edhe aksionin në Kuvend që tashmë dihet. Fillimisht do të jetë hetimi i zgjedhjeve, një komision për hetimin e procesit zgjedhor dhe më tej komisionet e tjera që janë të domosdoshme, si McGonigal apo IPARD. Ndoshta këtë të fundit mund ta ketë prioritet Partia e Lirisë,” u shpreh Baçi.

Ai nënvizoi se, ndonëse mazhoranca ka shumicën e thjeshtë, nuk mund të qeverisë pa pengesa nëse opozita e bashkuar e bën punën e saj. “Rama ka 83 vota, por nuk mund të bëjë ç’të dojë. Një njeri që të vjedh votën, të fut dorën edhe në xhep,” theksoi analisti. 

 

Po ndodh...