
AKTI I DYTË/ Merret sot vendimi për Erion Veliajn pas provave të reja të SPAK-ut në Apelin e GJKKO-së

Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë dje vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Vendimi, i cili pritet të merret sot në orën 12:30, u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.
Këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që sot të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë.
Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.
Përgjime telefonike dhe ambientale janë çuar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili është njohur me përmbajtjen e bisedave që ka zhvilluar në burg Erjon Veliaj më vëllain e tij, Arbër Veliaj.
Njëherësh SPAK, mësohet të ketë vënë në përgjim telefonik Arbër Veliaj, i cili rezulton se pasi ka marë urdhëresa nga vëllai i tij në burg, ka orientuar disa media për të nisur një fushatë sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.
Një veprim të tillë të nxjerë nga përgjimi ambjental brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë çuar prokurorët e çështjes në gjykatën e Apelit, me një argument shtesë, se përse Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
Sipas prokurorisë Veliaj ka nisur një fushatë mediatike kundër prokurorëve dhe anëtarëve të tjerë të grupit hetimor, veprim ky që sipas tyre nuk duhet të ndodhë dhe se është i paligjshëm pasi ka si qëllim indimidimin e njerëzve të Drejtësisë.
Në pretendimet e tyre para gjykatës së Apelit të Posaçëm prokurorët mësohet të jenë shprehur se personi nën hetim Erjon Veliaj dhe familjarë të tij, kanë kryer veprime dhe përpjekje për të prishur prova, ndaj i kanë qëndruar kërkesës së tyre për të mbajtur në masën e “arrestit në burg”.
Të ndodhur në kushtet e hyrjes së provave të reja në procesin gjyqësor, avokatët e Erjon Veliaj, kërkuan kohë të njihen me to dhe të japin shpjegime prapësuese për sa i përket vijimit të mbrojtjes.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128