FOTO/ Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

12 Mars 2025, 12:47 / POLITIKË ALFA PRESS

FOTO/ Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme.

Ishte një proces maratonë ai i masës ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dje i cili mbas shtatë orë e 30 minuta u mbyll pa vendimmarrje.

Ndërkohë dalin edhe pamjet kur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me ankimimin e tij për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Gjate seancës me dyer të mbyllura të kryesuar nga Engert Pëllumbi avokatët e kryebashkiakut kërkuan lirimin e klientit të tyre nën arrest në burg prej 10 shkurtit. Por prokurorët e posaçëm të dosjes kanë paraqitur prova të reja, çka e detyroi gjyqtarin e posaçëm të shtyjë vendimmarrjen për sot për t’i lënë kohë mbrojtjes të njihen me to

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.

Por prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë  që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë  të mërkurë

Sot në Gjykatë u rikthyer edhe Ajola Xoxa e cila kundërshton në apel sekuestrimin e dy llogarive bankare, një gjykim qe u shty mbasi SPAK  paraqiti prova shtesë.

FOTO/ Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

FOTO/ Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128