Agron Malaj dha dorëheqjen për të kandiduar si deputet, zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë Mat

12 Mars 2025, 11:39 / POLITIKË ALFA PRESS
Agron Malaj dha dorëheqjen për të kandiduar si deputet, zgjidhet

Këshilli Bashkiak Mat zgjedh Myslym Zenelin kryetar të komanduar të Bashkisë Mat deri në zgjedhjet e reja vendore

Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të mërkurë ku miratoi unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Agron Malaj i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Dibër në zgjedhjet e 11 Majit.

19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të pranishëm në këtë mbledhje jashtë radhe e thirrur me vetëm dy pika në rendin e ditës. Pas miratimit të dorëheqjes së Malajt këshilli votoi për dy zv/kryetarët e Bashkisë ku me 17 vota u zgjodh Myslym Zeneli kundrejt 1 vote për Flutura Biba dhe një votë e pavlefshme. Kryetari tashmë në detyrë Myslym Zeneli tha se administrata do të jetë e përkushtuar maksimalisht për vijim normal të shërbimeve dhe investime ndaj qytetarëve.

Emrat e kandidatëve të Qarkut Dibër për Partinë Socialiste pritet të zbardhen në Asamblenë e kësaj force politike që do të mblidhet në orën 19:00.

Ndërkohë në Tepelenë është komanduar nënkryetarja aktuale e bashkisë, Julinda Karteri.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128