BE mesazh Beogradit: Ulni tensionet! Të shtunën protesta masive, Vuçiç kërcënon me arrestime

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar të ulë tensionet dhe të respektojë të drejtën për tubim të lirë, duke theksuar rëndësinë e dialogut gjithëpërfshirës për të ardhmen evropiane të Serbisë. Kjo vjen pas paralajmërimeve të Presidentit Vuçiç për masa të ashpra ndaj protestuesve, ndërsa studentët dhe qytetarët po organizojnë një protestë masive më 15 mars në Beograd.
Protesta e së shtunës në Beograd pritet të jetë e dhunshme sipas autoriteteve serbe, teksa Presidenti Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar protestuesit se do të ketë reagim të ashpër nga ana e institucioneve të rendit, duke paralajmëruar ehe arrestime të shumta.
Të gjendur para kësaj situate, Bashkimi Evropian i bën thirrje Beogradit zyrtar për ulje të tensioneve
“Kjo ka të bëjë po ashtu me lirinë e tubimit si e drejtë themelore”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim e BE për Radion Evropa e Lirë.
Po ashtu, BE-ja tha se pjesëmarrja e qytetarëve luaj rol kyç në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike, duke përfshirë edhe promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë.
Ditëve të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar disa herë se “opozita do të organizojë një dhunë të madhe më 15 mars” dhe se “të gjithë ata që do të marrin pjesë në të do të arrestohen”.
“BE-ja vazhdimisht bën thirrje për uljen të tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog përfshirës që përfshin të gjitha palët e interesuara, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe anëtarët e shoqërisë civile, për t'u marrë me reformat e nevojshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, thuhet në përgjigjen nga Brukseli.
Zyrtarët e BE-së konfirmuan se po ndjekin me kujdes situatën e brendshme politike në Serbi dhe mobilizimin e madh të studentëve dhe grupeve të tjera.
Kur u pyetën për deklaratat e Vuçiqit, që thotë se Perëndimi qëndron pas “revolucionit shumëngjyrësh”, ashtu siç ai e quan mobilizimin e studentëve dhe qytetarëve në Serbi, zyrtarët e BE-së theksuan se “dezinformatat dhe retorika politike, përfshirë ato kundër BE-së dhe shteteve anëtare nuk kanë vend në rrugën drejt integrimit në Union”.
Studentët e Serbisë kanë ftuar për një tubim, që e kanë cilësuar si “mbledhjen më masive ndonjëherë”, në kryeqytetin e Serbisë më 15 mars.
Në Beograd janë nisur tashmë me këmbë studentë nga rajone të ndryshme të Serbisë, të cilët do të kalojnë dhjetëra kilometra për të marrë pjesë në tubimin në Beograd.
Studentët në Serbi prej 4 muajsh po organizojnë tubime në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad, pas shembjes të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


