Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin
23 Qershor 2025, 13:41 / POLITIKË

Seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar nga SPAK për fshehje të pasurisë, është shtyrë.
Shkak për shtyrjen e gjyqit u bë kërkesa e vetë deputetit, i cili ka deklaruar se është aktualisht i angazhuar me procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Gjyqi ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje për arsye të angazhimit institucional të klientit të tyre si përfaqësues në procesin zgjedhor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
