Alibeaj: Non-grata është shkaku i përçarjes së PD-së dhe bashkimi i opozitës do të vij kur të eliminohet ky shkak.

18 Prill 2023, 18:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Alibeaj: Non-grata është shkaku i përçarjes së

Sot PD ka hapur fushatën e saj zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i saj Enklejd Alibeaj është shprehur se PD është një parti pro perëndimore e cila nuk brenda saj njerëz non grata. Ai tha se shkaku i ndarjes është vetëm Sali Berisha

Fjala e Alibeajt

Për Partinë Demokratike këto janë zgjedhje politike.
Misioni ynë është të shmangim perceptimin se opozita është e pashpresë pasi është e kapur nga dy figura të korruptuara dhe anti-perëndimore.
Ne nuk duhet të lëmë qyetarët e Shqipërisë pa alternativë. Ata nuk mund të gjenden mes Shillës dhe Karibdës.

E gjithë përpjekja jonë është që këto zgjedhje të prodhojnë një klimë për bashkimin e PD-së pas zgjedhjeve.
Dhe kjo klimë krijohet jo duke mbështetur non-gratat, por duke e bërë të qartë se mbajtja e tyre në krye të opozitës është mbajtje në pushtet e Edi Ramës.
Non-grata është shkaku i përçarjes së PD-së dhe bashkimi i opozitës do të vij kur të eliminohet ky shkak.

Partia Demokratike është e vetmja parti që nuk ka brenda saj, as si mbështetje të saj persona non-grata apo të sanksionuar për korupsion madhor. Ata janë pjesë e qeverisë dhe opozitës së korruptuar. PD është ishulli i vetëm i pakorruptuar i politikës shqiptare.

 

Po ndodh...