Alibeaj: Reciprociteti, e drejta e Kosovës, Serbia të ndalojë provokimet

1 Gusht 2022, 08:44 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Alibeaj: Reciprociteti, e drejta e Kosovës, Serbia të ndalojë

Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
Alibeaj ka shprehur mbështetje në lidhje me vendosjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve nga qeveria e Kosovës. Po ashtu ai ka dënuar provokimet e dhunshme nga ana e Serbisë.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mbështesim hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë. Partia Demokratike mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të ligjshmërisë në të gjithë territorin e saj. Partia Demokratike mbështet rrugën e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe sovranitetit të saj.

Partia Demokratike ndjek me vëmendje situatën e krijuar në veri të Kosovës si pasojë e provokimeve nga strukturat paralele serbe. PD duke mbështetur vullnetin e institucioneve të Kosovës, duke nxitur bashkërendimin me partnerët tanë strategjikë do të jetë në çdo kohë në krah të Kosovës në rrugën e konsolidimit të shtetësisë dhe të pavarësisë si dhe në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajonin tonë,” ka shkruar ai në Twitter.

Po ndodh...

ide