Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: E përgëzova Doktorin...

6 Dhjetor 2025, 15:11 / POLITIKË ALFA PRESS
Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: E

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike i cili së bashku me Ervin Salianjit kanë nisur një lëvizje brenda PD, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike.

Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët.

Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së.

“Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta integruar këtë lloj energjie brenda partisë, sepse e kemi të nevojshme, ndryshe do kemi më pak mbështetje.

E kam takuar Berishës edhe sëfundmi. Ne e kemi emëruesin e përbashkët të njëjtë. Sepse s’do thoja që është kryetari im dhe unë e mbështes, nëse ne i kemi mendimet ndryshe. Nuk do isha në atë forcë politike përndryshe, nuk do shkoja aty në ditën e tij më të keqe.

Në takim Berishës i shpreha vlerësimin për faktin që po del në terren. Akoma nuk kishte filluar. Shumë mirë që del në terren, do i dëgjosh vetë njerëzit. Takimi me Berishën ishte pas kafes”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Po ndodh...

ide