Amnistia në burgje/ Manja: Ka mbipopullim! Alibeaj: Të përfshihen protestuesit e PD-së që ta votojmë

7 Shkurt 2024, 12:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Amnistia në burgje/ Manja: Ka mbipopullim! Alibeaj: Të përfshihen
Është duke u diskutuar në Komisionin e Ligjeve projektligji për amnistinë në burgje, ku ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, raportoi se ambientet e paraburgimit janë përtej kapaciteteve. Manja tha se aktualisht në Shqipëri ka 2500 të paraburgosur më shumë sesa standardet e BE. 

"Jemi plus 190 të paraburgosur dhe të dënuar më shumë sesa kemi kapacitete. Nëse kemi 5818 të paraburgosur dhe të dënuar kapacitetet tona janë plus 190 më shumë. Referuar standarteve të BE, nuk do duhet të kishim këtë numër personash të paraburgosur. 2204 kemi të dënuar dhe po t’u referohemi standarteve të BE do duhet të kishim 30% si maksimum të numrit të paraburgosurve në raport me të dënuarit.  Jemi tek 2500 persona të paraburgosur më shumë sesa standartet e BE. Jemi mbi kapacitetet. Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera, do na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet”, u shpreh Manja.

Ministri i Drejtësisë tha se amnistia është një zgjidhje e përkohshme.

"Amnistia është një zgjidhje e përkohshme. Duhet të mendojmë zgjidhje afatgjatë për ta sjellë në standartet që na kërkon BE. Paketën ligjore e kemi në përputhje me standartet e BE por kur vjen puna tek menaxhimi nuk është i tillë. Masat e sigurimit, jo për çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Masat alternative të dënimit, janë pushtet që e ka drejtësia. Por e thotë kodi që për veprat që dënohen deri në 5 vite, shërbimi i provës mund të jetë një zgjidhje, pra duhen parë dënimet alternative. Kemi një masterplan të cilit akoma s’e kemi kaluar në qeveri, lidhur me strukturat akomoduese se ku duam të shkojmë deri në 2030. Duhet të mbyllim institucionet e komunizmit dhe të ndërtojmë dy tre struktura të reja”,shpjegoi Manja.

Ndërkohë që për të kaluar amnistinë duhen dhe votat e opozitës. Enkelejd Alibeaj ka prezantuar një amendament në kuadër të Amnistisë Penale ku ka propozuar që të ketë një amnisti për protestuesit që kanë marrë pjesë në tubime politike apo qytetare gjatë periudhës 1 tetor 2018-31 dhjetor 2020.

Sipas Alibeajt, në këtë amendament synohet që të mbrohen “protestuesit e opozitës në Astir, Bregun e Lumit, Shkozës, Teatrit, studentëve dhe vrasjes së Klodian Rashës”.

Synon të rregullojë situatën e një kategorie specifike të qytetarëve që kanë rënë në konflikt me ligjin për arsye politike. Bëhet fjalë për qytetarë që kanë marrë pjesë në protestat e PD nga 1 tetori i vitit 2018 deri 31 dhjetor i vitit 2020. Përgjegjësia politike e organizimit të këtyre protestave është e jona dhe kemi detyrim të lehtësojmë padrejtësinë juridike që u është bërë këtyre qytetarëve.

Duam të përfshihen edhe qytetarë që kanë organizuar edhe spontanisht protesta qytetare. Seria e protestave të banorëve të Aastirit për një të drejtë ekonomike dhe sociale. Seria e protestave kundër protestave të shembjes së Teatrit Kombëtar. Ka pasur qytetarë që për arsye politike u ndodhën në prangat e policisë.

Së treti, seria e protestave të banorëve të bregut të lumit. U kujtoj ndërhyrjen brutale të policisë për t’i nxjerrë nga shtëpitë e tyre të ndërtuara me gjak e mund dhe për t’i lënë në rrugë të madhe dhe në sallat e prokurorive

Protestat e studentëve, që nuk morën përgjigjie nga ana e qeverisë përvec shkopinjve të gomës dhe procedimeve penale.  Protestat kundër vrasjes policore të të riut Klodian Rasha.

Gjatë këtyre protestave të kësaj periudhe, disa prej tyre ndodhen në konflikt me ligjin

Disa prej këtyre procedimeve penale janë përfunsduar me dënimin e protestuesve, një pjesë tjetër janë në shqyrtim nga prokuroria e gjykatat. Uroj dhe shpresoj që të mund të saktësojnë numrin e plotë të saktë dhe të fazës ku ndodhen këta protestues”, u shpreh Alibeaj.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128