Amnistia Penale/ Basha: Rithemelimi aneks i PS-së, bënë aleancë kundër SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i ftuar sot në Report Tv.
Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Basha flet për paktin mes Rithemelimit dhe PS, për amnistinë penale e Reformën Zgjedhore.
Kryetari I PD-së Lulzim Basha e quan aleancë PS dhe Rithemelimi kundër SPAK miratimin e amnistisë penale më 4 prill 2024.
Pyetje: Aministia Penale, a u kompleksuat pak?
Basha: Jo. Ne i kemi bërë të qarta kushtet dhe ishim transparentë. Nëse të dy kushtet do të përmbusheshin do të votonim amnistinë. PS zgjodhi të ulte në gjunjë disa deputetë të opozitës. Shumica dërrmuese mbi 90% e protestuesve do të vijojnë të jenë në procese gjyqësore. Aleancë e karshillik i hapur që i bëhet PS, nga një grup njerëzish që vepruan si aneks për PS. Nga amnistia lanë të përfitojnë drejtorët. Mesazhi i SPAK është ju i hetoni, i dënoni ne i lirojmë. Aleancë kundër SPAK
Basha flet për një pazar për mbijetesë politike.
"Edi Rama dhe Erion Veliaj janë në panik për SPAK dhe ajo opozitë në vend që të inkurajojë SPAK po e sulmon. Kush ka dy sy në ballë e dy pare mend në kokë e kupton që kanë interesa të përbashkëta. Janë bashkë për interesat e tyre, kundër interest të shqiptarëve. Kjo do të ketë kosto për ta!" tha Basha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


