Analizë/ Qarku Lezhë, ngjarjet që sollën rritjen e PSD-së, Mirdita e nxorri ''BF'' të tretën dhe pse i dha bashkinë

Qarku Lezhë në 14 maj i dha 2 bashki PS dhe 1 bashki, atë të Mirditës koalicionit ‘’Bashkë Fitojmë’’.
Sipas një analize të bërë nga Alfapress.al, për votat e parlamenteve vendore në 14 maj, PSD e Tom Doshit rezulton e dyta në Lezhë dhe Miditë.
Në Mirditë ku ''BF'' mori bashkinë, qytetarët kanë zgjedhur ti japin vetëm 2 këshilltarë koalicionit ‘’Bashkë Fitojmë’’ dhe 4 PSD-së.
Nga numërimi i votave për këshilltarë BF është vetëm 72 vota më shumë se PD zyrtare. Po ashtu shihet se Tom Doshi është vetëm 23 vota diferencë me PS.
Bashkia Mirditë
Bashkë Fitojmë 1088
Partia Socialiste 1781
Partia Demokratike 1016
Partia Social Demokrate 1758
Kurse në Lezhë synimi i Tom Doshit ka qënë kapërcimi i PS dhe dalja në vendin e parë, ky i bërë si një premtim nga ana e vetë Tom Doshit në nder të Ardian Nikulajt.
Nikulaj u vra në prill, ndërsa fushata kishte filluar, Nikulaj ishte kandidat nën siglën e PSD ashtu siç kishte qënë dhe në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Vrasja e tij rezultoi për motive të hakmarrjes dhe pothuajse është zbardhur plotësisht.
Në nder Tom Doshi premtoi se do të punonte të merrte këshillin e bashkisë Lezhë dhe siç duket nga shifrat ka qënë shumë afër pasi ka marr 7 këshilltarë, veç dy më pak se PS, por dhe me 7 vende PSD duket qartë se do jetë faktor kyç në këtë këshill.
Bashkia Lezhë
Bashkë Fitojmë 4424
Partia Socialiste 5870
Partia Social Demokrate 4871
Partia Demokratike 1661
PSD e Tom Doshit ka siguruar dhe vendin e tretë në bashkinë e Kurbinit me 3 këshilltarë, PS kryeson me 9 mandate, e ndjekur nga koalicioni ‘’Bashkë Fitojmë’’ me 6 mandate.
Bashkia Kurbin
Bashkë Fitojmë 3468
Partia Socialiste 4638
Partia Social Demokrate 1555
Partia Demokratike 998
Rënditja në rang qarku
Partia Socialiste 12.298
Bashkë Fitojmë 8980
Partia Social Demokrate 8184
Partia Demokratike 3675 /Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

