
“Partizani”/ Nesër seanca në Apelin e GJKKO, çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet sërish në SPAK? (Skenarët)

Ditën e nesërme në orën 09:00, është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që Apeli të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.
Ndërkohë në orën 10:00 Berisha do duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK, teksa kujtojmë se në seancën e parë, ai nuk pranoi që të shkonte.
Po se çfarë do të ndodhë në seancës e orës 10:00 dhe nëse Berisha nuk paraqitet, mbetet për t’u parë pasi të gjitha opsionet janë të hapura, në varësi të vendimit të Apelit, i cili mund të lerë në fuqi vendimin ‘detyrim paraqitje’ apo ta rrëzojë atë.
Sipas juristëve, nëse Apeli pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme.
Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128