Ankimimi i PDIU-së për rinumërimin e fletëve të votimit në Lezhë, KAS: Nuk kanë sjellë prova, rrëzohet kërkesa!

2 Qershor 2023, 12:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Ankimimi i PDIU-së për rinumërimin e fletëve të votimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvilloi seancë publike për shqyrtimin e kërkesave ankimore, depozituar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“Shqyrtimi i Kërkesës Ankimore nr. 88, datë 25.05.2023, depozituar nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, me objekt: “Kundërshtim i vendimit të KQZ për miratimin e Tabelës Përmbeldhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore Bashkia Lezhë. Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore Bashkia Lezhë për Këshillin Bashkiak”, është kërkesa që u shqyrtua.

Duke qenë se pala që ka depozituar ankimim nuk është paraqitur dhe nuk ka sjellë prova, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi për miratimin e tabelës përmbledhëse bashkia Lezhë. 

Vendimi i marrë

“Duke qënë se pala nuk është paraqitur dhe nuk ka sjellë as prova lidhur me pretendimet për rinumërimin e fletëve të votimit në dy KZAZ, nr. 12 dhe 13 në Lezhë, KAS i konsultuar në vend në zbatim të nenit 143, pika 1, shkronja D të kodit zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për zonën zgjedhore bashkia Lezhë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, dhe botohet në faqen zyrtare të KQZ”.

 

Po ndodh...

ide