Apeli vendosi masë të re për Berishën, avokati Gjokutaj: E ktheu historinë nga fillimi, nuk e prisnim!

3 Janar 2025, 11:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Apeli vendosi masë të re për Berishën, avokati Gjokutaj: E
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha.

Pas kësaj mase, ka reaguar për mediat edhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Ai tha se vendimi është i çuditshëm, duke thënë se Prokuroria është politike.

Genc Gjokutaj: Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur.

Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim.

 

Po ndodh...