Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën për ish-kryebashkikun e Lushnjës, Fatos Tushe

18 Qershor 2025, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën për ish-kryebashkikun

Apeli i Posaçëm  la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Po ashtu Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33 m2 në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit.

Në shkallën e parë të gjyqësorit, çështja u shqyrtua me formën e gjykimit të shkurtuar, ku gjyqtarja Flojera Davidhi dënoi Tushen me 1.6 vite burg, dënim që zbriti në 1 vit.

Gjyqtarja e çështjes vendosi pezullimin e dënimit duke e vendosur në dy vite shërbim prove, me kushtin që të mos kryejë asnjë vepër penale.

Fatos Tushe u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

Po ndodh...