Apeli merr sot vendimin për masën e Berishës. Malltezi pyetet në SPAK
25 Janar 2024, 09:07 / POLITIKË

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë sot vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”.
Një ditë më parë, u mbajt seanca e parë në Apel për ankimimin e Berishës, por pas tri orësh, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi shtyrjen e seancës.
Ndërkohë, këtë të enjte, në orën 10:00 do të dalë para prokurorëve të SPAK edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, i cili do të pyetet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
