Arben Ahmetaj ankimon vendimin në GJKKO pas kontrollit në banesat e ish-gruas dhe partneres: Cënojnë lirinë..

15 Mars 2023, 13:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Arben Ahmetaj ankimon vendimin në GJKKO pas kontrollit në banesat e

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së Arben Ahmetaj ankimon vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj i ka cilësuar si cënim të lirisë. 

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Dokumentet të cilat u administruan:

I- Kopje e Projektit teknik për Vilën ne periferi te Tiranes.

2- Kopje Projekt Konceptit, për objektin “Vila 22” në ngarkim të shtetases E.H si dhe planvendosja e objektit.

3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin, Interior Design, porositur nga shtetasja E.H.

4- Kopje e Projekt Idesë për nje vilë.

5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases A. M. Ky objekt ndodhet në zonën e Bllokut, Tiranë.

6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: vila dhe apartamenti.

7- Ofertë lëshuar nga B…sh.p.k., me blerës klientin A. M.

8- Plani i organizimit personal për apartamentin në pronësi të A.M.

Këqyrja filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20.

Arben Ahmetaj ankimon vendimin në GJKKO pas kontrollit në banesat e

 

Po ndodh...

ide