
Arben Ahmetaj në arrati, fton në strofullën e tij Çim Pekën: Akuza të rënda për Edi Ramën!

Drejtuesi i Syri Tv, pas bosit të Inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ka njoftuar një intervistë edhe me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj i cili gjendet në arrati pasi është shpallur në kërkim nga SPAK.
Duket se Peka e ka realizuar intervistën në strofullën ku fshihet një nga zyrtarët më të korruptuar të pluralizmit shqiptarë, pasi ai ka postuar edhe një foto gjatë bashkëbisedimit.
Çim Peka e jap lajmin në faqen e tij në FB duke lajmëruar se intervista do të transmetohet këtë të enjte në mbrëmje në emisionin e tij.
Gjithashtu ai thotë se Ahmetaj ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe tregon se kush janë pronarët realë të Inceneratorëve.
Arben Ahmetaj sipas raportimeve mediatike gjendet në Zyri të Zvicrës ku dhe dyshohet se ka transferuar në bankat e këtij vendi miliona euro.
Postimi i plotë i Çim Pekës:
E enjte 20.45!
“Shpërthen ARBEN AHMETAJ”
Jo thjesht përgjigje, por akuza të rënda për Edi Ramën.
Kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës.
Pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn.
Kur, si dhe pse u ndanë me Edi Ramën?
Pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pas vendimit për arrest?
Dhe kërcënimet me jetë...
Një rrëfim si kurrë më parë
E ENJTE, Arben Ahmetaj në SYRI TV

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128