Arben Ahmetaj në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër, gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën me inceneratorët, po jeton i qetë në Zvicër, ku edhe përflitet se ka përfituar azil, por zyrtarisht nuk është e konfirmuar.
Nga arratia, ish-numri dy i qeverisë, nëpërmjet televizionit të familjes së Berishës, ka bërë përpjekje për t’u viktimizuar me shpresën që të përfitojë azil politik.Por ish-ministri duket se ende po mban lidhje dhe kontakte me politikën e kryesisht me përfaqësues të opozitës. Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, nga gazetari Adriatik Doçi, ish-ministri shihet teksa po shijon pushimet me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen në Mendrisio të Zvicrës. Nuk dihet se çfarë po kurdisin Ahmetaj dhe Dule, por gazetari Doçi me ironi shton se po mendojnë si të çajnë rrethimin e Çetës së Dibrës.
‘Tigri duke bërë plane nga Mendrisio e Zvicrës si të çajë rrethimin e Çetës së Dibrës! Dhe një mik që i gjendet në ditë të vështira. Duket si i agjenturës greke!’- shkruan gazetari Doçi.

-
SHBA, gjyq për ditarët e sekretarit të Mao Ce Dunit
23 Gusht, 20:58 -
Kontrata 4-vjeçare, Laçi prezanton 2 afrimet e radhës
23 Gusht, 20:51 -
Italia pranon rregullat e BE-së për koncesionet e plazheve
23 Gusht, 20:48 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




