
Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Ndihem në pozitë të vështirë, përballë vetes dhe historisë së PS!

Deputeti socialist Pandeli Majko ka replikuar deputetin demokrat Flamur Noka i cili u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit janë të PD dhe se është radha e PD të qeverisë. Lidhur me këtë Majko u shpreh se 11 Maji nuk është me radhë por është zgjedhja e popullit shqiptarë.
Majko shton më tej se në 11 Maj do të kuptohet se kush do të jetë radha e kujt. Sa i takon arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, Majko u shpreh se ndjehet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe historisë së PS.
Majko: Ashtu si shumë kolegë të tjerë ndjehem në pozitë të vështirë, për atë që i ka ndodhur Veliajt. Askush nga ne këtu nuk u ngrit të akuzonte Dumanin për mercenarë, të akuzonte SPAK për organizatë kriminale, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit. Unë kam përshtypjen se keni një ide të gabuar me konferencën e shtypit me kontraktuesin tuaj të paguar, keni një ide të gabuar se sot në SHBA gjithçka diskutohet me ju dhe për ju.Dëgjoj që thoni është radha jonë, është radha jonë. Nuk është radhë kosi as qumështi është zgjedhja e popullit shqiptarë, do takohemi te kutitë e votitmit dhe do ta shikojmë, kush do të jetë radha e kujt.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128