Arrestimi i kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës, ironizon Açka: Edhe ky, përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet!

4 Tetor 2022, 13:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës, ironizon

Deputetja  e Partisë Demokratike, Flutura Açka përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur në lidhje me përdorjen e të dhënave të qytetarëve për pushtet. Ajo është shprehur për rastin e saj personal, duke përmendur dhe emrin e një patronazhisti që sipas saj e ka urdhëruar dikush për ti marrë të dhënat e saj.

Krahas këtij rasti, Flutura Açka përmend edhe rastin e kryeministrit të Bosnje-Hercegovinës, ndaj të cilit janë vendosur sanksione nga Zyra Amerikane e Thesarit, sepse ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve të tij për qëllime politike.

Postimi i Plotë

Tërhiqe këmbën o Fadil!

Edhe fadilëve tanë do t’u vijë ora. Patronazhistin tim, Blendi Gj, dikush e urdhëroi të më numëronte hapat, kafshatat dhe kafetë. Edhe të dhënat e mia, si qytetare shqiptare, dikush i grabiti për partinë që vodhi zgjedhjet e 25 prillit të kaluar.

Qeveri si ndërtim pa leje - e ardhur me vota të vjedhura.

Parlament si ngrehinë mafioze - mbushur me kriminelë me pushtet, që vjedhin vullenete.

Shqipëri si peizazh fajtor - që nuk është më pronë e shqiptarëve, por e oligarkëve.

Ndaj pastë kēmbën e mbarë në sanksionet e Zyrës Amerikane të Thesarit ndaj Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës, Fadil Novaliç!

Edhe ky përdori të dhënat e qytetarëve të tij për pushtet.

Shih rrushi rrushin e kalbur e rrudhu Shqipëria!

Arrestimi i kryeministrit të Bosnjë Hercegovinës, ironizon

 

Po ndodh...

ide