Arrestimi i Metës/ Anri Bala: Monika Kryemadhi të na thotë ku shkoi 7% i Gimit

Arrestimi i Ilir Metës u vijua të diskutohej sot në Studio Live me gazetarët Almer Toska, Anri Bala dhe Fatos Mahmutaj. Toska theksoi për Arbër Hitaj, se Meta është njeriu që është gjendur më pranë gazetarëve dhe njerëzve që i janë afruar për hall.
Anri Bala vlerëson se arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz, por po ashtu edhe sjellja e Metës.
'Meta u ka marrë shumë shqiptarëve dhe u ka dhënë me pikatore nga sa i ka marrë. Nuk ishte arrestim dinjitoz. Edhe sjellja e ish presidentit duhet të ishte dinjitoze. Edhe deklarata e Kryemadhit, që Meta nuk ka idenë e asnjë kacidhe e shpenzuar në familjen e tij.'
Por sipas Balës, fillimisht Kryemadhi duhet të japi llogari se ku shkuan paratë e 7% nga video përgjimi i Dritan Priftit, ndërsa dhuna gjatë arrestimit është produkt dhe i vetë Metës.
'Sulmi edhe nga selia e PL, ka të bëjë me agjendën sot me sulmin ndaj strukturave të posaçme, Dum Dumanat. Vazhdoi sulm verbal edhe me moterfucker. E kuptoj zonjën Kryemadhi, mund të jetë e mërzitur. Pse nuk na thotë Kryemadhi kush i mori lekët e Gimit, ai 7%. Ku shkuan? Le ti thotë shqiptarëve. Ishte skandaloze që një profesionist, e cilësuan si video e manipuluar. E arrestuam ne zotin Meta? Për çfarë e votuan shqiptarët? Kjo lloj dhune, është produkt i zotit Meta. Kjo policia. Ka qenë në sistem gjithë këto vite. Është produkt.'
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

