
Arrestimi i Veliajt, Berisha flet nga SPAK: Një mashtrim i madh! Ja për çfarë po bëhet gjithçka

Kreu demokrat Sali Berisha ka komentuar çështjen e Erion Veliajt, duke thënë se “po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta kandisur te të brendshmet dhe jashtmet të Jolkës.”
Berisha: Po unë do të dënoj aktin puçist të qeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve 80 kur Escobar sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra.
Pas 40 e sa vitesh, Ediscobar kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Në historinë e botës ka vetëm dy raste, Escobar dhe Ediscobar.
Në historinë e botës ka qindra raste të protestave para prokurorive, por protesta e pganeve shtetërore është grusht shteti brenda shteti. E garantoj Ramën dhe Veliaj që ky krim kushtetues do iu regjistrohet dhe do të ndëshkohen në mënyrë shembullore që mos i shkojë mendja kujt që është në pushtet dhe të sulmojë pushtetin tjetër.
Po bëhet gjithçka nga propaganda qeveritare për ta kandisur çështjen te të brendshmet dhe jashtmet të Jolkës, ky është një mashtrim i madh që u serviret shqiptarëve. u them edhe njëherë këtu se gardëroba e Ajolës, e barabartë me bashkëshorten e Asadit. Kur ajo zbriti nga aeroporti iu numëroi 1 milionë gardërobë që kishte marrë me vete. Pra 1 milionë gardërobë e Ajolës është ndërtuar me taksat e vjedhjeve.
Propaganda e qeverisë do të fshehë dhjetëra kompani të krijuara nga familjarët e Ajolës dhe Erionit. Po ai vëllai i Veliajt si u zhduk ashtu? Nuk përmendet më. Ku është ai? I penduar?
Me dhjetëra kompani me emra që s’mund t’i imagjinoni që merrnin në bashkinë e Tiranës për Ajolën dhe Erionin. I them Edi Ramës, jep dorëheqjen.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128