Asfalti elektoral te rruga 'Xhon Belushi'/ Këlliçi publikon videon: Veliajn do e çoj para drejtësisë

7 Janar 2023, 18:33 / POLITIKË ALFA PRESS
     
Asfalti elektoral te rruga 'Xhon Belushi'/ Këlliçi
dd 

Kandidati i PD, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi një ditë më parë aferën korruptive të Erion Veliajt, me rikonstruksionin e rrugës 'Xhon Belushi'. 

Këlliçi publikoi dokumentet që faktonin se punimet kishin nisur pa prokurim publik. Kjo pasi tenderi për këtë rrugë është planifikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00.

Ndërsa punimet në terren kanë nisur dy ditë më parë dhe po kryhen nga mjetet e ndërmarrjes së bashkisë Tiranës. 

Sot Këlliçi ka publikuar me video se si qëndron e vërteta e asfaltit elektoral në rrugën "Xhon Belushi". 

Ai shkruan në rrjetet sociale se "këto nuk janë rrugë, por thjesht afera korruptive".  

Këlliçi deklaron se do çojë para drejtësisë Erion Veliajn.  

"Asfalti elektoral është gënjeshtër e vjetër, mentalitet i vjetër. Punë muajsh do i dali boja. Edhe për këtë aferë, Veliajn do e çoj përpara drejtësisë!", thekson Këlliçi.

Postimi
Si qëndron e vërteta me asfaltin elektoral në Rr. "Xhon Belushi".
Këto nuk janë rrugë. Janë thjesht afera korruptive.
Asfalti elektoral është gënjeshtër e vjetër, mentalitet i vjetër. Punë muajsh do i dali boja.
Edhe për këtë aferë, Veliajn do e çoj përpara drejtësisë!

Po ndodh...