Avokati i dhunuesit të Berishës komisionier i PS-së, fshin nga FB “dashurinë” për Edi Ramën

Ndërkohë që dhunuesi i Sali Berishës, Geri Shehu, ende nuk po pranon që të flasë për motivet që çuan drejt aktit të rëndë, kanë dalë të dhëna të reja për avokati e tij të emëruar “kryesisht” nga gjykata, Ervis Lilën nga Durrësi. Syri.net raporton se ai është anëtar i PS-së dhe i Forumit Rinor të socialistëve dhe madje, ka kandiduar për drejtimin e FRESSH.
Lila gjithashtu ka qenë anëtar i KZAZ numër 22 në Durrës nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Por në fillim të këtij viti, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është marrë vendimi për lirimin e tij dhe zëvendësimin në KZAZ.
Dega e PS në Durrës e ka argumentuar këtë me faktin se Lila ka kandiduar për degën e Magjistraturës në prill të vitit 2022.
Më herët, nga viti 2014 deri në vitin 2020, ai ka punuar në Qendrën e Rekrutimt në Forcat e Armatosura, kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Mimi Kodheli.
Punën si avokat e nisi në vitin 2020, por bie në sy se ai nuk merret me çështje penale, por me konsulenca në fushën e dëmshpërblimeve nga kontratat. Kjo tregon lidhjet e tij të ngushta me PS-në, pasi në rastin e e Gerti Shehut, ai duhej të kishte një avokat penalist.
Pas publikimit të lajmit se ai mbron Gerti Shehun, Lila ka ndryshuar faqen e tij në Facebook, duke fshirë të gjitha postimet dhe fotot si anëtar i PS, përfshirë edhe postimet pro-Rramës.
Më poshtë gjendet vendimi që tregon se ai është anëtar i KZAZ, një shkrim ku tregohet se ka kandiduar për kreun e FRESSH, lista e konkurrentëve për provimin e Magjistraturës, CV e tij në median sociale që tregon profilizimin dhe një postim i tij në median sociale, ku shpërndan thëniet e Edi Ramës që në vitin 2013.


-
GJKKO, mbi 8 vite burg për truprojen e ish-ministrit Saimir Tahiri
14 Dhjetor, 11:54 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


