Bardhi e slumoi, Braçe i del në krah drejtorit të policisë në Shkodër: Ka vënë para përgjegjësisë të përfshirët në ngjarjen e Peshkëpisë!

12 Shtator 2024, 17:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi e slumoi, Braçe i del në krah drejtorit të policisë

Deputeti Erjon Braçe i doli në mbrojtje drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, i cili në Shkodër merr kërcënime nga mëngjesi në mbrëmje për veten, familjen e tij dhe policët atje, dhe se akuzat janë të qëllimshme.

Pas sulmeve të Bardhit në parlament, se Sulaj u emërua në krye të policisë në Shkodër pas urdhrit të krimit, Braçe thotë se Sulaj ka vënë para përgjegjësisë penale ata që bënë masakrën e Peshkëpisë, ku dyshohet si i përfshirë edhe Fredi Beleri.

Si dhe është përfshirë në hetimin me sukses të shumë ngjarjeve kriminale, edhe atë të ekstremistit grek në Dropull me automatik, Konstandin Kacifas.

'Mondi ai që njoh unë është një nga djemtë më të mirë dhe më të ndershëm që ka policia e shtetit dhe që nuk kapardiset në hotelet e luksit po ha bashkë me policët në mensën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë atje. Mondi është një nga zyrtarët e policisë së shtetit që ka vënë para përgjegjësisë çdokënd të përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë pas vitesh harrese, prishje provash, shkatërrimi i gjithë atij hetimi, Mondi ai Mondi që natyrisht ka qenë pas hetimit së atij ekstremistit grek me Dropull me automatik grek dhe pas shumë ngjarjeve hetimi me sukses dhe ka vënë para përgjegjësisë kriminelë. Mondi është ai që në Shkodër merr kërcënime nga mëngjesi në mbrëmje për veten, familjen e tij dhe policët atje. Të gjitha këto që u artikuluan këtu nuk janë pa qëllim.'

 

Po ndodh...

ide