Basha uron PPE për fitoren: Garanci për vijimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit

Kreu i PD, Lulzim Basha, uroi sot Partinë Popullore Europiane, simotër e PD, për fitoren në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Përmes një postimi në rrjetin social “X” kryedemorati është shprehur se fitorja e PPE është një garanci për vazhdimin e procesit integrues së Shqipërisë dhe rajonit në BE.
Basha gjithashtu përshëndeti miqtë dhe kolegët e PPE-së për rezultatin, që sipas kreut të PD përfaqëson një ngadhënjim të vlerave mbi të cilat BE u themelua.
Postimi i Kreut të PD në “X”:
Qytetarët evropianë zgjodhën sërish PPE-në si forcën më të madhe qeverisëse në Evropë. Një fitore e vlerave dhe ideve themeluese mbi të cilat u ndërtua Unioni. Këto vlera do të na udhëheqin të gjithëve për 5 vitet e ardhshme. Një PPE e fortë është një spirancë stabiliteti në kohë sfiduese për Evropën dhe një garanci për vazhdimin e procesit integrues të Shqipërisë dhe rajonit. Urimet më të mira miqve dhe kolegëve tanë të PPE-së dhe Presidentit Ëeber për rezultatin e shkëlqyer!
-
-
Protesta e opozitës/ Digjen gomat, policët qëllohen me vezë
10 Qershor, 12:09 -
-
Protesta e opozitës/ Digjen gomat, policët qëllohen me vezë
10 Qershor, 12:09
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


