
"Bashkimi" Bardhi-Berisha, Enton Abilekaj: Nuk është projekt, por pazar!

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj në një editorial të botuar në medien që drejton, Dosja.al, me titull "Nuk ka paqe, vetëm armpushim për opozitë", analizon bashkimin e grupit Bardhi me Rithemelimin e Sali Berishës.
Abilekaj shkruan se situata e këtij "bashkimi" deri më tani më shumë i ngjan një pazari në negociim e sipër, se sa një projekti politik për opozitën.
"Nëse takimi i së martës kishte si qëllim të sheshonte këto mosmarrëveshje, vetëm sa i ka mbulurar me flamurin e paqes, Federata Parlamentare nuk është akoma projekt pajtimi, thjesht armëpushim për tu dhënë kohën palëve për marrëveshje. Megjithatë, asnjë nga palët nuk po tenton të arrijë marrëveshje, por imponim, asnjëra nuk po e lë pas të shkuarën 2- vjeçare në funksion të një strukture të re, të gjithëpranuar, por kërkojnë nënshtrimin e palës tjetër, në këmbim të favoreve. Nuk po bëjnë projekt, po tentojnë të bëjnë pazar. Berisha ofron kryetarin e grupit, në këmbim të njohjes nga më shumë se 20 deputetët që mbështesin Bardhin, Bardhi ofron legjitimimin parlamentar të grupit të PD-së dhe unifikimin, në këmbim të një procesi të ri, pa Berishën", shkruan mes të tjerave në shkrimin e tij Enton Abilekaj.

ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128