“Bashkimi”/ Ende pa u takuar Bardhi me Palokën, Këlliçi akuzon si “të shitur” Alibejan

13 Tetor 2022, 14:18 / POLITIKË ALFA PRESS

“Bashkimi”/ Ende pa u takuar Bardhi me Palokën,

Që nga dita që Grupi Parlamentarë i Partisë Demokratike i udhëhequr nga Ekelejd Alibeaj pranoi në unanimitet, ftesën e grupit të udhëhequr nga Sali Berisha për një marrëveshje për kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale, të dyja palët janë treguar të kujdesshme me deklarata. Duket se pritet raundi i parë i bisedimeve mes dy të mandatuarëve nga të dy grupet, Gazmend Bardhi dhe Edi Paloka, për të shpalosur më pas edhe qëndrimet përfundimtare.

Faktikisht për këtë “bashkim” pro edhe kundër janë shprehur deri më tani vetëm analistë politikë dhe “fansat” e dy pjesëve të Partisë Demokratike.

Gjithsesi këtë të enjte në parlament deputeti i krahut të Rithemelimit Belind Këlliçi, ende pa u zhvilluar takimi i parë Bardhi- Paloka, duket se “i hodhi benzinë zjarrit”.

Në fjalën e tij duke folur për Autritetin e Dosjeve dhe anëtarëve të tij të votuar të tij në parlament, akuzoi pikërisht Ekelejd Alibeajn për “pazare” me Taulant Ballën dhe Edi Ramën.

I përndjekuri, Enkelejd Alibeaj sëbashku me fatosin e Enver Hoxhës, Taulant Ballën mohojnë me pazare dhe vendime politike të drejtën e të përndjekurve për tu votuar dhe për të drejtuar institucione kushtetuese të vendit përkatësisht kandidaturën e doktor Besim Ndregjonit, kur kushtetuta e Shqipërisë e jep këtë të drejtë. Këta politikanë kanë treguar urrejtje ndaj Besim Ndregjonit kur ky personalitet konkuroi për anëtar i Autoritetit të Dosjeve, kur Taulant Balla me urrejtje klasore ndaj zotit Ndregjoni, e mbajti 4 vite në parlament pa e dërguar kurrë për votim në parlament nga vitit 2018 deri në vitin 2022. Së fundmi jemi informuar se pazaret politike dhe urrejtja klasore e Taulant Ballës ndaj kandidaturës për avokat të popullit të Besim Ndregjonit po realizohet nën regjisurën e të përndjekurit Enkelejd Alibeaj, i cili duke shkelur kushtetutën, duke shkelur rregulloren e parlamentit kur ke mbështetjen e 28 deputetëve, kalon për votim në parlament, me vendimin e tij personal kërkon që të mos votohet kandidatura  e Besim Ndregjonit. Një absurditet dhe hakmarrje primitive ndaj kandidaturës së të përndjekurve politik”, tha Këlliçi mes të tjerave./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide