Baton Haxhiu këmbëngul edhe pas 14 majit: Vetëm Berisha mund ti bëjë opozitë Ramës!

5 Qershor 2023, 23:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Baton Haxhiu këmbëngul edhe pas 14 majit: Vetëm Berisha mund ti

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, analisti Baton Haxhiu është shprehur se, opozita me në krye Sali Berishën ka ruajtur boshtin e PD-së.

Duke komentuar deklaratën e sotme të Gazmend Bardhit, Haxhiu tha se, ‘e shoh një proces të rikthimit të grupit të deputetëve të cilët janë, ose kanë qenë grup i dalë nga PD që u ndanë në dy, për dy arsye'.

Arsyeja e parë ka të bëjë me humbjen e PD-së dhe e dyta me Lul Bashën, që është akuzuar për mungesë vullneti, fuqie dhe përtacie politike për ta ruajtur votën e tij. Për të njëjtat arsye, qëndrimet e zotit Berisha nuk kanë pasoja. Berisha ka akuzuar Ramën se ka pasur vjedhje të votave, ka akuzuar qeverinë se ka manipuluar'.

Haxhiu është shprehur, se opozita e drejtuar nga Berisha është ajo opozita kundër Edi Ramës.

Nëse mbi këto gjëra, akuza që dalin nga fjalori i tij, për shkak se e ka akuzuar Bashën si të paaftë, atëhëre del se Basha duhet ta rishqyrtojë pozicionin e vet dhe të futet në një garë me atë që i ka mbetur PD-së.

Opozita me në krye Berishën, ia ka disa përparësi dhe të meta. Përparësitë janë këto, se ka ruajtur militantët, një pjesë të elektoratit që është opozitar kundër Ramës dhe atë që quhet bosht i PD-së që lidhet me figurën dhe historinë e Sali Berishës’, tha Baton Haxhiu gjatë emisioni ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

 

Po ndodh...