Begaj dekreton ndryshimet në qeveri: Shkarkohet Margariti, emërohet Blendi Gonxhja

12 Janar 2024, 15:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Begaj dekreton ndryshimet në qeveri: Shkarkohet Margariti, emërohet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama dekretoi këtë të premte shkarkimin e Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe shkarkimin Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, emëroi Ervin Meten në detyrën e Ministrit të Financave si edhe Blendi Gonxhen si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vendimi për krijimin e një ministrie të re e cila do të përfshijë ekonominë, kulturën dhe inovacionin në një dikaster të vetëm u bë publik të hënën nga kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë i cilësoi ndryshimet si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

Rama theksoi se në krye të kësaj ministrie do të vendoset ish-drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, për shkak dhe të performancës të treguar si menaxher në këtë drejtori.

 

Po ndodh...